“Traits of the Übermensch, a Nietzschean dithyramb” – Migjeni

an attempt at translation of the poem Trajtat e Mbinjeriut – Migjeni, from Albanian to English:

During a spiritual vision in boundless darkness
in the world of misery,
A ray of sunshine
warms my frozen heart in this impoverished existence

Fast do springs go, like foams in the sea
and joy collapses
and old seasons
Without color, without form, plant seeds of venom

Mother – and widow and everyone
Birth foully fruits
Birth nettle, thorns
– no man has been found to fulfill their desires

Man today has no purpose
meaninglessly he works and tires
Cause foolishly he lives
Foolishly he dies
In a feverish attempt to enjoy life

Lips reach for the glass,
craving a single sip But pah!
Glass falls on the ground
Bits and pieces scattered to a thousand
the eye’s light is shut, man of thirst dies

Crucified soul, sealed madness is man’s life
But… yes! Yes! Something I want to utter
Maybe there will come
Maybe there will brighten
An awaited dawn, day foretold before

In prophecised future the Übermensch is seen
Doubtless conscience
Truthful conscience
In a fist of granite never to be broken

A magnificent sphinx, the Übermensch of the future
Without heart, without feeling
His eyes – lightning
Circle the world, viciously aspiring

Past times before the Übermensch
are trails of struggle
Signs of sorrow
– cause new life is born with the death of man


shqip:

Trajtat e Mbinjeriut

Një vegim shpirtnuer n’errsin të paskajshme
në botën e mjerimit,
një rreze e diellit
me ngrofë zêmrën e ngrime të kësaj botës së varfshme.

Shpejt zdhuken pranverat, po si shkumbë e detit
dhe shembet hareja,
e stinat e vjetra
pa ngjyra pa trajta mjellin fara helmit.

Nana-dhé vejushë dhe me gjitë shitue
na pjellë fryte t’egra,
na p jell hitha, ferra
– s’u gjet burr i dêj andjet me i a zgjue.

Kot e kanë sot njerzit, dhe më kot dikojnë djersën…
Sa qesharak mbesin!
sa qesharak vdesin!
Ndër éthe mundimi për me shijue jetën.

Hafrojnë buzët té gota, dojnë një hurmë të vetëm…
por pah! bjé në tokë gota
thehet në njëmijë copa
shuhet drit’ e synit, vdesin njerzit t’ etshëm.

Shpirt i kryqzuem, mârrzi e vulosun
esht kjo jetë njeriu…
(zgërdhiu, zgërdhiu
deri në kupë të qiellës ironí e poshtun!)

Por… po! po! por diç po due me thanun…
ndoshta ka me ardhun…
ndoshta ka me zbardhun…
një agim i pritun, dit’ e parathanun.

N’ardhemeni të trash’gueme Mbinjeriu vrehet,
ndërgjegjë pa dyshime,
ndërgjegjë pa trillime,
me një grusht graniti që kurr nuk do thehet.

Një sfinks i madhnueshëm Mbinjeriu i ardhshëm,
pa zêmër, pa ndjenja,
syt e tij rrufena –
qarkullojnë rreth rruzllit tue synue vrânshëm.

Kohnat e kalueme në ballë të Mbinjeriut
janë gjurma luftimi
janë shenja hidhnimi
– se jetë e ré lindet me vdekje të njeriut.

Dostojevski

Shënime të përmbledhura mbi Krim dhe Ndëshkim dhe Netë të Bardha

Vetmia – Protagonistët e Dostojevskit janë të vetmuar, të izoluar shpirtërisht në botën e tyre të mendimeve. Kjo vlenë sidomos për personazhin kryesor të Netë të Bardha por edhe për Raskolnikovin e Krim dhe Ndëshkim, edhe pse ky i fundit ka më shumë kontakte, por te padëshiruara, me të tjerët.

Protagonisti i Netë të Bardha është një vetmitar në plot sensin e fjalës. Ai jeton brenda kokës së tij. Nuk ka interaksione me asnjë qenie njerëzore pos vetës. Ky libër përmban, për mua, përshkrimin me ekstrem të vetmisë që kam parë ndonjëherë në letërsi apo film. Ky njeri krijon situata imagjinare në kokën e tij, dhe është jashtëzakonisht i distancuar nga realiteti, por ndryshe nga Raskolnikovi ai duket mentalisht më i shëndosh. Nuk e kapin ato episodat e ankthit dhe momentet e skizofrenise te cilat janë shume prezente te protagonisti i Krim dhe Ndëshkim. Ai gjithashtu duket më observant se Raskonlnikovi, edhe pse ky i fundit fillon si i tille por gradualisht pas vrasjes dhe turbullimeve të gjendjes së tij racionale e humb këtë “aftesi”. Personazhi i Netë… e sheh qytetin e Shën Petersburg-it si Njeri. Në atë novelë personifikohet qyteti. Njejtë ndodh te Krim dhe Ndëshkim, por këtu personazhi ka ndjenja më të vrazhda për qytetin. Gjithësesi, në këto dy romane mund te themi se ky qytet paraqitet si një lloj personazhi, ngjashëm me paralelin e tyre kinematografik, New York-u i Taxi Driver. Eshtë e nevojshme një ese për ngjashmëritë mes këtyre personazheve të veprave dhe mediumeve të ndryshme, e sidomos kjo e Travis Bickle me Rodyan e Krim dhe Ndeshkim, pasi qe inspirimi i skenaristit Paul Schrader është i qartë, nga i gjithë opusi i Dostojevskit, por nga Krim dhe Ndeshkim në vecanti.

Te Netë të Bardha, ky vetmitar takon një vajzë me të cilën shoqërohet dhe dashurohet marrezisht, e ajo në fund e braktisë ftohtësisht. I gjithë romani është si një lloj ëndërre e trubullt, në kuptimin më të mirë, për shkak se fillon me dicka shumë të bukur, ndryshe nga realiteti, dhe përfundon me copëtimin e asaj gjëje në fund të gjumit, kur alarmi cingërron, ose në rastin e protagonistit, kur kthehet burri i premtuar i vajzës që ai dashuron(Anastazias).

Krim dhe Ndeshkim

Raskolnikovi është një ndër personazhet më intriguese në letërsi. Zhvillimi, apo degradimi i tij, nga nje vrasës potencial në një vrasës, e pastaj në një skizofren është interesant për t’u studiuar, jo vetëm lexuar. Gjendja e tij shpirtërore është shumë e vrazhdë. Menyra se si Dostojevski e shpjegon atë përmes prozës është fenomenale. Gjithashtu, filozofia që ai shpreh përmes mendimeve të protagonistit, apo dialogjeve mes personazheve dytësor. Edhe lidhja e ngjarjeve në realitetin e botës fiktive me gjendjen e brendshme të Raskolnikovit është shumë bukur e thurrur. I gjithë romani është shumë i gjerë dhe detajist. Gjithcka vjen si shkak-efekt. Cdo gjë, edhe me e “parëndesishmja”, ka rëndesi në tregimin si tërësi.

Kapitulli 5, Pjesa 3

Një ndër bisedat më interesante, ndoshta më interesantja në të gjithë këtë libër të mbushur me biseda interesante, zhvillohet në këtë kapitull. Eshtë takimi i Raskolnikovit me Petrovicin(detektivin), dhe diskursi i tyre filozofik për natyrën e krimit.

Raskolnikovi, në një artikull, kishte shkruar për këtë subjekt, e më pas Petrovici e kishte lexuar, ndërsa Raskolnikovi nuk ishte në dijeni për publikimin e artikullit të tij.

Raskolnikovi në monologje të gjata shpreh mendimet e tij për krimin dhe të drejtën e disa individëve ne praktikimin e tij. Sipas Raskolnikovit, ekzistojnë dy lloje njerëzish, “inferiorët” apo të zakonshmit, dhe të jashtëzakonshmit apo “superiorët”. Ata të parët jane njerëz të së tashmes, të nënshtruar ndaj ligjeve dhe normave bashkëkohore, ndersa të jashtëzakonshmit janë ata pak individë të cileve, sipas Raskolnikovit, ju lejohet krimi. Jo në të gjitha rastet, por në raste te vecanta që qojnë në zhvillimin e njerëzimit si tërësi. Ai përmend Njutonin dhe Keplerin, duke argumentuar se nëse Njutonit, në një situatë hipotetike, do t’i nevojitej që të vriste njerëz për të formuluar ligjin e gravitetit, atëherë ato vrasje nuk do të ishin imorale. Ai gjithashtu merr shembull Napoleonin dhe liderë të tjerë historik duke i klasifikuar të gjithë si kriminelë. Ata në shumë raste edhe vranë njerëz të pafajshem, njerez të zakonshëm që mbronin vlerat antike të asaj kohe, thotë Raskolnikovi.

Ky është kapitulli më Nicean në Krim dhe Ndëshkim. Idetë e Raskolnikovit për relativitetin e moralit dhe “njerëzit e mëdhenjë” të ngjashme me filozofinë e Nices deri në një masë, sidomos me veprat Kështu foli Zarathustra, dhe Përtej së mirës dhe së keqes. Gjithësesi, është interpretimi që një vrasës mund të ketë për Nicen, më shumë se sa filozofia e Nices që shohim në këtë kapitull(Sqarim: Jo që bëhet ndonjë referencë ndaj Nices, pasi që Krim dhe Ndëshkim ishte publikuar disa vite para se Nice të shkruante veprën e tij të parë, Lindja e Tragjedisë, por ka një sentiment post-nihilist shumë Nicean brenda këtij kapitulli, një sentiment prezent në të gjithë Evropën post-religjioze të shekullit të 19, e që duke e lexuar në kohë moderne të jep një prezencë shumë Niceane).

Pastaj, gradualisht, Petrovici nga diskurset filozofike e drejton temën në praktikalitetin e krimit, dhe i bën pyetje më personale Raskolnikovit. Menyra se si paraqitet gjendja mentale e këtij të fundit gjatë këtyre interaksioneve është fenomenale. Mendimet e tij të shumta në kokë, dhe diskurset që bën me veten, pastaj edhe paramendimet se Petrovici po i mbyll syrin gjatë bisedës dhe se ai din gjithcka për vrasjen e tij. Loja me zjarrin që bënë Raskolnikovi krijon shumë suspansë gjithashtu. 

Thelbi

Ideja qendrore në Krim dhe Ndëshkim më duket që është ajo e kërkimit të vuajtjes e cila rrjedhimisht sjellë lumturinë. Pa vuajtje, nuk mund të kemi lumturi. Lumturia nuk ekziston a priori, është konsekuencë e njohjes së vuajtjes, pastaj kundërshtimi i saj. Nuk mund të kundërshtosh apo tejkalosh dicka që nuk e ke perjetuar. Prandaj, deri sa të vuajmë, nuk do të jemi të lumtur, por do të gjendemi në një gjendje pezull, të padefinuar.

Raskolnikovi e kërkon vuajtjen. Ai e kërkon vrasjen, që pastaj t’a tejkaloj atë. Ai e kërkon vuajtjen më të rëndë që të arrijë lumturinë më sublime…

Mean Streets (1973)

Mainly through the characters of Charlie and Johnny Boy, but with some important secondary characters as well, this film shows us the streets Martin Scorsese grew up in; the personalities, friendships, and violence oozing from them.


Charlie is a religious man. The first lines in the film, spoken by Scorsese himself, affirm to the character’s belief that purification from sin is not attained in places of worship, but in real life. “You don’t make up for your sins in church. You do it in the streets. You do it at home. The rest is bullshit and you know it” Throughout the film he expresses these ideas of virtue. We see the film through his perspective. Voiceovers are often used to describe his state of mind at particular moments.


Charlie’s above mentioned philosophy is noted especially in his relationship with Johnny Boy. The latter is an extremely careless person, apathetic to the consequences of his actions. He is very much someone in need to get his life on track, and Charlie is the one trying to help him; more than he tries to help himself.


I really liked the tone of the film. The visual feel of it. The dim lights and colors highlighting the bleakness of the streets our characters breathe in. The red in Tony’s bar especially is a good visual representation of the violence that occurs in there. It is a sort of hell, metaphorically speaking. Charlie has this line while in church, through voiceover, “It’s all bullshit except the pain. The pain of hell. The burn from a lighted match increased a million times. Infinite. Now, you don’t fuck around with the infinite. There’s no way you do that. The pain in hell has two sides. The kind you can touch with your hand; the kind you can feel in your heart… your soul, the spiritual side. And you know… the worst of the two is the spiritual.” As he talks about the pain “you can touch with your hand”, he touches the fire from a candle in the church. While he’s talking about “the spiritual” the directors cuts to Tony’s red dimmed bar.

A particular scene I liked a lot in this film is when Charlie is in bed, and his girlfriend, Teresa, walks to the window of the hotel room they’re at. It is very reminiscent of a similar scene in Breathless(1960) except there it’s longer and there’s more dialogue.


The movie’s editing is very influenced by the French New Wave style as well. There are scenes when conversation continues in the same rhythm even though the editing indicates time having passed. This is seen in a scene between Charlie and Teresa in the beach, and another where Charlie and Johnny are roaming the streets during dark hours. Johnny asks Charlie a question at night, a cut later, the sky is bright and Charlie answers Johnny’s question.
Scorsese also pays tribute to films he likes by visually showing his characters watching films in theatres – The Searchers(1956). Charlie also mentions John Wayne when talking with his girlfriend about things he likes.

10 filmat më të mirë të 2018

Pas mbajtjes së çmimeve Oskar, e me to edhe përfundimin e këtij viti filmik, vendosa të bëjë rradhitjen e filmave të mi të preferuar të 2018. Filmat janë të renditur nga lartë-poshtë dhe përzgjedhja është plotësisht subjektive.

10. The Ballad of Buster Scruggs – Vëllezërit Coen paraqesin perëndimin e egër në një film antologjik me 6 storie të ndryshme. Të gjitha mini-tregimet ngjasojnë për nga mënyra se si shfaqet brutaliteti dhe ftohtësia e “Wild West”, me një humor të zi tipik siç ekziston në filmat e mëhershëm të Coen-ve. 8/10

9. The Favourite – Një trekëndësh dashurie dhe luftë fuqie në Anglinë e shekullit të 18 është thelbi i këtij filmi të ri nga regjisori i The Lobster, Yorgos Lanthimos. Stili vizual dhe përdorimi i muzikës klasike e bëjnë këtë film të dallohet, bashk me performanca të mëdha nga 3 aktoret kryesore. Rachel Weisz në veçanti për mua. 8/10

8. The Death of Stalin – Komedia më e mirë e vitit. Satirë politike që ekzaminon rrjedhojen e ngjarjeve në Bashkimin Sovjetik pas vdekjes së Stalinit, dhe bashk me to personazhet që tentojnë të ngrisin statusin e tyre në politikën e asaj kohe. Steve Buscemi është fenomenal këtu. 9/10

7. Roma – Filmi që doja të fitonte “Best Picture” këtë vit, edhe pse jo i preferuari im i nominuar në atë kategori. Roma është ndryshe. Ndryshe nga filmat më “mainstream” me të cilët është mësuar Hollywoodi, por për çudi mori vëmendje shumë të madhe. Ky film është një eksperiencë vizuale. Mëkat që nuk është shfaqur në ndonjë kinema në Kosovë. Një mesazh për secilin që e planifikon të shikoj këtë film është mos t’a shohin në ekran të vogël. 9/10

6. Free Solo – Nuk mbajë në mend ndonjë dokumentar si ky. Storia e Alex Honnold është jashtëzakonisht interesante. Një film fiktiv që do të imitonte realitetin e këtij dokumentari do të ishte fenomenal, fakti që ngjarja është e vërtetë dhe ne shohim gjithçka në ekran e bëjnë këtë film një shikim të domosdoshëm. Ditë pas shikimit të filmit, kurioziteti im per Alex-in dhe për sportin ekstrem të “free-solo” veç sa shtohej. Pra, ky dokumentar e kreu funksionin e tij në menyrë të përsosur, që është nxitja e interesimit për temën apo personazhin që trajton. 9.5/10

5. First Man – Filmi biografik më i mirë i vitit(Vendin e 3-të në këtë listë nuk e konsideroj si shumë të tillë). Damien Chazelle shëndrron në film një tregim me rëndësi enorme në kontekstin historik dhe shkencor. Jeta e Neil Armstrong-ut, personit të parë që shkeli në Hënë, pasqyrohet me shumë dinjitet nga Ryan Gosling, aktor tejet i talentuar. 3 vjet rradhazi ky luan protagonistin në filma kritikisht të vlerësuar lartë si La La Land, Blade Runner 2049, dhe tani First Man. Sekuenca e fundit në Hënë përbën një ndër skenat më të mira të 2018. 9.5/10.

4. Cold War – Kjo eksperiencë vizuale nga Pawel Pawlinowski i ngjason filmit të lartë-përmendur të Alfonso Cuaron, Ngjyrat, apo mungesa e tyre, dominimi i anës vizuale ndaj fjalëve dhe dialogut janë disa nga shumë atribute që i ndajnë, por Cold War më kaptivoi emocionalisht më shume se sa Roma. 9.5/10. Kinematografia më e mirë e vitit.

3. Vice – Editimi. Editimi. Editimi. Në këtë film hyra për të parë aktrimin maestral metodik të Christian Bale, por cka më la përshtypje të papritmshme ishte mënyra jo-konvencionale se si ishin bashkuar skenat mes veti. Nuk e kam parë filmin e mëhershëm te Adam McKay, The Big Short prandaj jam më i surprizuar sa i përket stilit të regjisorit. Gjithësesi, ka shumë njerëz nga të cilët kjo formë e prerjes do të konsiderohet si e quditshme, apo fatkeqësisht ndoshta edhe amatoreske. Te unë ishte shumë e mireseardhur. Diçka e re në një grumbull filmash me rregulla dhe konvencione të pa-thyeshme. Skenat e dialogut në veçanti janë shumë inovative. 10/10. Editimi më i mirë i vitit.

2. First ReformedTaxi Driver, Raging Bull, Mishima: Life in Four Chapters, këto janë disa nga kryeveprat në krijimin e të cilave Paul Schrader luajti rol kryesor; në dy të parat duke bashkpunuar me një ndër emrat më të njohur në sferën e kinemasë, Martin Scorsese. First Reformed, ky manifestim filmik i ndjenjës së pesimizmit, paraqet priftin Toller(Ethan Hawke) tek sa sfidon mjerimin e jetes së tij duke ndihmuar njerëz që vuajnë spiritualisht. Ka shumë paralelizme mes Toller dhe Travis Bickle, taksistit që terrorizoi kinemanë e viteve të 70-ta. Toller mbanë një ditar sikur se Travis, ditar në të cilin shkruhen të gjitha observimet dhe mendimet e tij të errëta. Toller është gjithashtu i vetmuar shpirtërisht. Ai konsolidohet me Zotin. Raporti i tij me religjionin është jo-karakteristik për një prift. Dhe raporti i çdokujt që sheh këtë film me protagonistin do të jetë i identifikimit me dhimbjen shpirtërore të tij, por ngjashëm me Taxi Driver, jo me vendimet që ai merr në aktin final. 10/10. Skenari më i mirë i vitit.

1. Climax – Regjisorin francez/argjentinas Gaspar Noe e zbulova verën e vitit 2018, me Enter the Void. Pastaj shikova Irreversible, Love, I Stand Alone dhe më në fund Climax. E gjithë kinematografia e Noe, për mendimin tim, meriton më shumë lavdatë. Climax ekzaminon disa kercyes në Francë të cilët pa-vetëdijen e tyre marin LSD. Pothuajse gjysma e parë e filmit ka një trajtë shumë ordinare, diçka që nuk jemi mësuar t’a shohim te Noe, por pastaj eksperienca e personazheve shëndrrohet në makth. Shikuesi nuk mund të bëjë asgjë pos përjetoj tormentin fizik dhe mental të tyre, dhe kjo është çka e bënë filmin kaq me impakt. Storia është në një vijë me punën vizuale të regjisorit. Në fillim të filmit kemi përgjithësisht skena statike, pastaj gradualisht, pas luhatjes së gjendjes mentale të personazheve, fillojnë lëvizjet e kamerës. Ky rregull është prezent gjatë gjithë filmit deri sa edhe në fund, si metaforë per çrregullimin dhe trazirën e shkaktuar, Noe paraqet botën brenda filmit të rrotulluar prapa. 10/10. Filmi më i mirë i vitit.

gn
gn2
gn7
gn6
Design a site like this with WordPress.com
Get started